Aktualitet

Zjarr në tregun e rrobave të përdorurave në Pogradec, zjarrëfikëset ndërhyjnë në kohë

11 Maj 2022, 06:15 Nga DOSJA
Zjarr në tregun e rrobave të përdorurave në Pogradec,

POGRADEC– Tregu i veshjeve dhe sendeve të përdorura në Pogradec u përfshi mbrëmjen e kaluar nga zjarri. Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga zjarri i cili nisi në orën 21:00, përfshiu disa tezga dhe rroba të përdorura, të cilat u dogjën të gjitha nga flakët e mëdha.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike. Ndërhyrja e punonjësve zgjati afërsisht 1 orë pasi terreni ku kishte rënë zjarri ishte i vështirë dhe duhej ndërhyrje e shpejtë që të mos futej brenda tregut. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.

(A.B)/Dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet pogradec zjarr pogradec zjarr

Sondazh

Poll