Bota

Bill Gates parashikon se sa do të kushtojë frenimi i pandemisë së ardhshme

9 Maj 2022, 21:47 Nga DOSJA
Bill Gates parashikon se sa do të kushtojë frenimi i pandemisë

SHBA– Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka siguruar se ekipi që do t’i përgjigjet një pandemie të ardhshme, do t’i kushtojë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rreth një miliard dollarë në vit. Në një intervistë për CNN, Bill Gates tha se “Global Epidemic Response and Mobilization (GERM)”, i përbërë nga një grup që do të raportonte në OBSH dhe do të përbëhej nga njerëz nga e gjithë bota me një gamë të gjerë njohurish.

“Kjo është një shumë e vogël nëse e krahasojmë me shifrat e alokuara për buxhetet ushtarake apo ndryshimet klimatike. Ky grup do të monitoronte shpërthimet e sëmundjeve që shfaqen në mbarë botën, duke u konsultuar me shërbimet shëndetësore publike të vendeve dhe duke vlerësuar rreziqet e secilit prej tyre. Për Gates, buxheti për GERM nuk do të ishte shumë i lartë, sepse dëmi ekonomik i shkaktuar nga COVID-19 në nivel global arrin në 14 miliardë dollarë,”– thotë themeluesi i Microsoft.

Përveç kësaj, ai beson se është e rëndësishme të gjurmohen shpërthimet, veçanërisht në Azi dhe Afrikë, vende ku afërsia midis kafshëve dhe njerëzve po bëhet gjithnjë e më e afërt.

Marrë nga CNN

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota bill gates bill gates

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 20:27

Scholz-Macron: Ukraina i përket Evropës

GJERMANI- Presidenti francez Emmanuel Macron u takua me kancelarin Olaf Scholz në Berlin të hënën pasdite, duke dërguar një mesazh të fortë në favor të Ukrainës...