Bota

Në rrethana të paqarta, vdes miliarderi tjetër rus

9 Maj 2022, 20:48 Nga DOSJA
Në rrethana të paqarta, vdes miliarderi tjetër rus

RUSI- Ish-menaxheri i Lukoil, Aleksandr Subbotin, raportohet se ka vdekur nën rrethana të paqarta, teksa janë raportuar një seri vdekjesh të mistershme të biznesmenëve rusë qëkur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Mediat raportuan se burimet brenda policisë rajonale në Moskë thanë se po kryhen teste të forenzikës, pasi dyshohet se në trupin e Subbotin mund të ketë drogë. Ai u gjet një ditë më parë në bodrumin e një shtëpie në qytetin Mitishçi, afër Moskës.

Sipas burimeve, pronari i shtëpisë ku u gjet trupi i pajetë i miliarderit, Aleksei Pindyruin – që njihet edhe me emrin Shaman Magua – ka dëshmuar para policisë se Subbotin kishte ardhur në shtëpinë e tij dhe kishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.

Më pak se një javë më parë, më 21 prill, Vagit Alekperov, themeluesi dhe bashkëpronari i Lukoil – kompania më e madhe private ruse e naftës – dha dorëheqje nga kompania, pasi ai dhe miliarderë të tjerë rusë u sanksionuan nga Australia dhe Mbretëria e Bashkuar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Po të njëjtën ditë, mediat në Spanjë raportuan se dy ditë më herë një ish-menaxher i gjigantit rus të naftës, Novatek, Sergei Protosenya, grua dhe vajza e tij u gjetën të vdekur në një vilë të marrë me qira në Lloreta de Mar, pranë Barcelonës. Protosenya ishte gjetur i varur, ndërkaq gruaja dhe vajza e tij ishin therur për vdekje, citohet të ketë thënë policia spanjolle.

Më 18 prill, ish-presidenti i institucionit kryesor financiar rus, Gazprombanka, Vladislav Avayev, u gjet i vdekur në Moskë, së bashku me gruan dhe vajzën e tij. Policia tha se ai kishte mbyllur banesën, kishte qëlluar për vdekje gruan e tij dhe vajzën dhe më pas kishte vrarë veten.

Më 24 mars, një tjetër miliarder rus, Vasily Melnikov – që kishte në pronësi kompaninë farmaceutike MedStom – gruaja e tij dhe dy djemtë, u gjetën të therur për vdekje në banesën e tyre në qytetin rus, Nizhni Novgorod. Më 28 shkurt, miliarderi rus, Mikhail Watford, ishte gjetur i varur në garazhin e shtëpisë e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët britanikë kanë thënë se nuk dyshojnë se kjo është vrasje.

Më 25 shkurt, një ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, menaxheri i gjigantit të energjisë ruse Gazprom, Aleksandr Tyulyakov, u gjet i varur në garazhin e shtëpisë së tij në Shën Petersburg. Policia tha se kishte gjetur një letër, ku ai kisht treguar se kishte bërë vetëvrasje. Edhe zyrtari tjetër i lartë i Gazpromit, Leonid Shulman, u gjet i vdekur në një shtëpi pranë Shën Petersburut, në janar, disa javë para se të niste pushtimi i Ukrainës. Në vendin e ngjarjes, policia po ashtu gjeti një shënim, ku njoftohej se ai kishte bërë vetëvrasje.

Marrw nga REL

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota aleksandr subbotin aleksei pindyruin leonid shulman mikhail watford nizhni novgorod aleksandr subbotin aleksei pindyruin leonid shulman mikhail watford nizhni novgorod

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 20:27

Scholz-Macron: Ukraina i përket Evropës

GJERMANI- Presidenti francez Emmanuel Macron u takua me kancelarin Olaf Scholz në Berlin të hënën pasdite, duke dërguar një mesazh të fortë në favor të Ukrainës...