Art&Argëtim

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas prezantojnë vajzën, aktorja: Qëndruam 100 ditë në spital

9 Maj 2022, 06:29 Nga DOSJA
Priyanka Chopra dhe Nick Jonas prezantojnë vajzën, aktorja:

SHBA– Priyanka Chopra dhe Nick Jonas i kanë prezantuar botës vajzën e tyre të porsalindur. Aktorja ka shpërndarë një foto të saj dhe të fëmijës, së bashku me një postim emocionues për Ditën e Nënës. Në foto, Chopra mban vajzën e saj të quajtur Malti Marie Chopra Jonas , ndërsa foshnja është e veshur me një fustan të adhurueshëm ngjyrë rozë dhe një kordele në kokë, me një zemër të bardhë që errëson fytyrën e saj. Ajo tregon se iu është dashur të qëndrojnë 100 ditë në spital. 

“Në këtë festë të nënës nuk mund të mos reflektojmë për këto muajt e fundit dhe slitën në të cilën kemi qenë, të cilën tani e dimë, e kanë përjetuar edhe shumë njerëz. Pas 100 ditësh më shumë në NICU, vajza jonë e vogël më në fund është në shtëpi. Udhëtimi i çdo familjeje është unik dhe kërkon një nivel të caktuar besimi, dhe ndërsa i yni ishte disa muaj sfidues, ajo që bëhet shumë e qartë, në retrospektivë, është se sa i çmuar dhe perfekt është çdo moment. Ne jemi shumë të gëzuar që vajza jonë e vogël është më në fund në shtëpi dhe vetëm duam të falënderojmë çdo doktor, infermier dhe specialist në Rady Children’s La Jolla dhe Cedar Sinai, Los Angeles, të cilët ishin aty me vetëmohim në çdo hap të rrugës.,” shkruan ajo.

 

 

A post shared by Priyanka (@priyankachopra)

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz nick jonas priyanka chopra nick jonas priyanka chopra

Sondazh

Poll