Art&Argëtim

VD/ Skandal në Eurovision! Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut hedh flamurin në tokë

9 Maj 2022, 06:59 Nga DOSJA
VD/ Skandal në Eurovision! Përfaqësuesja e Maqedonisë

MAQEDONIA E VERIUT- Këngëtarja Andrea Koevska, e cila përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Eurovision 2022 teksa po fotografohej në Torino, hodhi në tokë flamurin maqedonas dhe pozoi pa të. Sipas mediave maqedonase, Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut ka reaguar ashpër pas veprimit të saj. 

Sipas nenit 8 të Ligjit maqedonas për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të shtetit, është e ndaluar, të grisen, të digjen, të nëpërkëmbet me qëllim apo të ekspozohen me përbuzje apo tallje.

Në reagimin publik, thuhet se “shërbimi publik nuk qëndron në asnjë mënyrë pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësueses tonë të Eurovizionit, e cila me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, i cili dënohet me ligj. MRT pret që Andrea t’u kërkojë falje qytetarëve për një sjellje të tillë. Shërbimi publik po shqyrton mundësinë e tërheqjes së saj nga Eurovizioni, ndonëse do të bëhet kujdes që të mos i shkaktohen më shumë dëme MRT-së. Ndaj përgjegjësive në delegacionin maqedonas do të merren të gjitha mundësitë ligjore për sanksionim më të rreptë për këtë skandal,”-thuhet në reagim.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz video galeri andrea koevska eurovision 2022 andrea koevska eurovision 2022

Sondazh

Poll