Art&Argëtim

‘Shqipëria e zbuloi sekretin’,kritika për perfomancën e Ronelës,Wiwibloggs:Orgji dhe prekje

8 Maj 2022, 17:29 Nga DOSJA
‘Shqipëria e zbuloi sekretin’,kritika për perfomancën

ITALI- Edhe dy ditë na ndajnë nga gjysëmfinalja e parë e Eurovizionit ku Shqipëria e përfaqësuar nga Ronela Hajati do të performojë e para me këngë ‘Sekret’. Tashmë janë duke u zhvilluar edhe provat e fudnit përpara se të ngjitet në skenën e Eurosong në Torino.

Por prej disa ditësh nuk kanë munguar edhe debatet në lidhje me perfomancën e saj e cila ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare pasi konsiderohet disi provokuese dhe me skena seksuale.

Komentet mbi performancën e Ronelës nuk kanë munguar as nga faqja ‘Wiwibloggs’ që gjithmon komenton pjesëmarrësit në Eurovision.

Ronela Hajati ka një shfaqje shumë seksuale, balerini i afrohet dhe kërcen me të në mënyrë shumë provokuese, teksa këngëtarja prek zonën e saj vaginale. Është një performancë shumë seksi”, -thotë një komentator.

Ndërsa tjetri shprehet me ironi se Shqipëria e ka përcjellë qartë mesazhin e saj pasi nga perfomanca e Ronelës kuptohet se kush është sekreti.

Më vjen mirë që shtetet po sjellim mesazhin e marrëdhënieve të hapura. Le ta themi, në fund kemi një skenë orgjie, me femrën në mes dhe rrethuar me meshkujt. Duket shumë e etur”,-tha ai.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as komentet në rrjetet sociale ku përveç komplimenteve të shumtë kanë qenë ata të cilët e kanë kritikuar ashpër performancës e Ronelës.

Ajo do të kualifikohet, por dështon keq në finale. Përveç fansave të ESC-së, shumica e evropianëve janë të lodhur nga ‘divat’, ‘mbretëreshat’, mbiseksualizimit. Ajo që vlerësohet në ditët e sotme janë interpretueset autentike që shkruajnë këngët e tyre dhe nuk shesin seks”, shkruan një ndjekës.

Ajo është e shkëlqyeshme, por jo fituese, por një material në top 10. Pra, problemi nuk është se është ‘provokuese’ dhe vulgare? Në rregull. Në vend që të ankohej për censurën, ajo mund të provonte të praktikonte notat e saj të larta, sepse ajo tingëllon sikur ka vrarë gishtin e këmbës”,-thotë një tjetër.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz eurovizion 2022 ronela hajati eurovizion 2022 ronela hajati

Sondazh

Poll