Bota

Kosova dhe Izraeli do të nënshkruajnë Memorandumin e parë të Mirëkuptimit

8 Maj 2022, 17:00 Nga DOSJA
Kosova dhe Izraeli do të nënshkruajnë Memorandumin e parë

IZRAEL– Nesër do të nënshkruhet Memorandumi i parë i Mirëkuptimit mes Kosovës dhe Izraelit, sipas njoftimit të Qendrës Përkujtimore Botërore të Holokaustit, Yad Vashem.

Sipas njoftimit zyrtar memorandumi do të nënshkruhet nga përfaqësues të kësaj qendre dhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës, Donika Gërvalla e cila do të vizitojë Yad Vashem.

Gjatë vizitës së saj, ministrja do të nënshkruajën memorandum e parë ndonjëherë të mirëkuptimit kështu duke i etabluar zyrtarisht marrëdhëniet formale mes Shkollës Ndërkomëbtare për Studime të Holokaustit, Yad Vashemm dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë. Kosova, një vend me shumicë myslimane në Ballkan, do të shënojë fillimin e arsimimit rreth holokaustit për mësimdhënësit në seminare trajnuese. Yad Vashem ka rrjete ndërkombëtare të shkollave dhe shërbimeve arsmore në gjashtë kontinente”,-thuhet në njoftim.

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael ku ka zhvilluar disa takime, një prej të cilëve me biznesmenin izraelit, Roy Roznek, anëtar i presidencës së Dhomës së Tregtisë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni dita ndërkombëtare e kujtesës për viktimat e holokaustit donika gërvalla marredheniet kosove-izrael dita ndërkombëtare e kujtesës për viktimat e holokaustit donika gërvalla marredheniet kosove-izrael

Sondazh

Poll