Bota

FOTO/ Aktori ukrainas pozon me kostum dhe kravatë në furgona me ndihma dhe ushqime

8 Maj 2022, 11:18 Nga DOSJA
FOTO/ Aktori ukrainas pozon me kostum dhe kravatë në furgona me ndihma

UKRAINË- Një aktor ukrainas 29-vjeçar Kedri i Vorobushek, ka postuar disa foto në Instagram nga momenti kur po mblidhte ushqime për civilët në Ukrainë të cilët tashmë ndodhen në ditën e 74-t të luftës. Ai pozoi në disa foto i veshur me kostum dhe kravatë në furgona të ngarkuar me ndihma dhe ushqime.

Sipas mediave të huaja, aktori është nga qyteti i Kharkiv dhe po ndihmon në mbledhjen e ushqimeve, ilaçeve, veshjeve për të rrethuarit në qytet. Shumë civilë kanë mbetur pa ushqime dhe pa ujë ndërkohë që sulmet ruse vazhdojnë. Ai zbriti nga skena e Teatrit Ndërkombëtar të Vorobushek Absurd në Kharkiv në fillimin e luftës në Ukrainë për të mbledhur fonde. Dhe ai promovon projektin e tij vullnetar dhe solidar në Instagram, duke pozuar me kostume të ndryshme, duke pozuar afër thasëve me patate dhe mallra gati për transport dhe dorëzim në Kharkiv.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Bombardohet shkolla në Lugansk, evakuuime nga fabrika e çelikut (ZHVILLIMET)

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota kedri i vorobushek lufta ukraine-rusi kedri i vorobushek lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll