Bota

LUFTA/Evakuuime nga fabrika e çelikut, G7 premton ndihmë, Zelenskyy: E keqja është kthyer

8 Maj 2022, 08:00 Nga DOSJA
LUFTA/Evakuuime nga fabrika e çelikut, G7 premton ndihmë, Zelenskyy:

UKRAINË– Sot lufta futet në ditën e saj të 74-të! Pas disa ditësh shpëtimi, Kievi njoftoi se të gjithë civilët më në fund janë evakuuar nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol. Komandanti i batalionit Azov sfidon Putinin: “Ne ende do të rezistojmë”. Por komandanti i marinës ukrainase, i bllokuar brenda uzinës së bashku me ushtarët e batalionit Azov, ka bërë një apel: “Ne luftojmë për jetën tonë dhe bota po e shikon si në një reality shoë:mos na lini te vdesim”. Dhe Zelensky përgjigjet: “Ne po punojmë për t’i nxjerrë jashtë”. Ndërkohë, sipas presidentit të Dumës, “SHBA është në luftë”.

Një shkollë në Lugansk u bombardua nga ushtria ruse, ku u regjistruan 2 viktima, ndërsa nën rrënoja kanë mbetur rreth 60 civilë. Në të gjitha rajonet e Ukrainës po raportohet për sirena sulmi.

Të gjithë civilët u evakuuan nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Operacioni i evakuimit filloi një javë më parë, i koordinuar nga OKB dhe Kryqi i Kuq. Forcat ukrainase po qëndrojnë në fabrikën e bombarduar, pjesa e fundit e qytetit që nuk është nën kontrollin rus. Rusia ka rrethuar fabrikën për javë të tëra, duke kërkuar dorëzimin e mbrojtësve të saj nga batalioni Azov.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymy Zelensky i cili tha se ishte gati të negocionte me Rusinë dhe të heqin dorë nga Krimea. Stoltenberg thotë se vendet aleate nuk do e pranonin asnjëherë ankesimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Përfundon mbledhja e G7, vendet premtojnë ndihmë ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën

Deklarata e G7:Veprimi i Putinit është një turp për Rusinë dhe sakrificat e popullit të saj

“E keqja është kthyer përsëri”, Zelenskyy akuzon Rusinë për mizori të ngjashme si nazizmi

Gjendja dramatike në Mariupol në përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Kryeministri kanadez vizitë të parpitrur në Ukrainë, Trudeau do të takohet me Zelenskyyn

“Si në 1945, fitorja do jetë e jona”, Putin jep mesazhin për Ditën e Fitores ndaj nazizmit

“Dorëzimi nuk është një opsion”, ushtarët ukrainas thirrje për ndihmë: Nuk kemi shumë kohë

Guvernatori: Rusia bombardon shkollën në Ukrainë, 60 persona dyshohet se kanë humbur jetë

VD- Zonja e parë e SHBA Jill Biden shkon në Ukrainë, takohet me homologen në Ditën e Nënës

Zelenskyy takon sot Biden dhe liderët e G7, çfarë do të diskutohet

NATO kundër Zelenskyy-t: Nuk e pranojmë aneksimin e Krimesë nga Rusia

Zelenskyy: Nëse Biden vjen në Kiev do të ishte sinjal i rëndësishëm

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll