Bota

VD-‘Beteja e dytë e Hashim Thaçit”, Blendi Fevziu viziton ish-presidentin e Kosovës në Hagë

7 Maj 2022, 17:38 Nga DOSJA
VD-‘Beteja e dytë e Hashim Thaçit”, Blendi Fevziu

HAGË- Moderatori Blendi Fevziu ka shkuar në Hagë ku ka vizituar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgin i akuzuar për krime lufte.

Me anë të një videoje të shpërndarë në Facebook Fevziu tha se ai vizitoi Thaçin me të cilin bisedoi rreth situatës aktuale politike por edhe për kohën kur u shpall Pavarësia e Kosovës.

‘Unë vizitova sot Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës, i sh-kryeministër i Kosovës, i cili ishte në një gjendje shumë të mirë qoftë psikologjike, qoftë fizike. Bisedova me të për të gjitha zhvillimet e fundit por edhe për kohën kur ai ishte i angazhuar për lirinë e Kosovës.“-u shpreh Fevziu.

Fevziu theksoi se gjatë bisedës me Thaçin ai u shpreh i bindur për pafajësinë e tij dhe jo vetëm, por edhe atë të Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dhe do ta dëshmojnë këtë përpara gjykatës.

Shpreha bindjen që e ka shprehur dhe çdo shqiptar që akuzat ndaj tyre janë të pavërteta dhe nuk mund të vërtetohen, është një akuzë e ngritur politikisht por që nuk argumentohet. Shpreha bindjen se ata shumë shpejt do të jenë të lirë dhe do të kthehen në Kosovë për të dëshmuar pafajësinë e tyre. Ata po bëjnë sot betejën e tyre të dytë pas betejës për Pavarësinë e Kosovës, ku ende sot nuk gjenden eshtrat e të zhdukurve nga lufta”-përfundoi ai.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë në dijeni madje dhe pjesmarrës n këto krime. Më 4 nëntor të vitit 2020, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Speciales, ndërkohë të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni blendi fevziu hashim thaci ne hage kosova ne hage blendi fevziu hashim thaci ne hage kosova ne hage

Sondazh

Poll