Bota

Blinken: Putin manipulon historinë për qëllimet e veta

7 Maj 2022, 15:38 Nga DOSJA
Blinken: Putin manipulon historinë për qëllimet e veta

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka akuzuar presidentin Putin për shtrembërimin e historisë në mënyrë që të justifikojë një luftë të paprovokuar kundër Ukrainës. BBC shkruan se vërejtja e Blinken erdhi në një deklaratë të lëshuar në prag të Fitores në Evropë, ose Ditës VE, përvjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Rusia ka pretenduar se qëllimi pas luftës së saj në Ukrainë është të ‘denazifikojë’ vendin – pretendime që ka bërë që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë. Sekretari i Shtetit tha se Putin po manipulonte kujtesën historike për të çuar përpara ambiciet e tij. Muajin e kaluar Blinken, i cili aktualisht është i izoluar në shtëpi në SHBA pas një testi pozitiv Covid, vizitoi Kievin, ku u takua me Presidentin Zelensky dhe u zotua për ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Zelenskyy i hap rrugë paqes, Biden: Japim 150 mln $ të tjera për Ukrainën

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota antony blinken lufta ukraine-rusi antony blinken lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll