Bota

EMRAT/ Polici vret me armën e shërbimit të vëllanë në Kosovë

7 Maj 2022, 14:34 Nga DOSJA
EMRAT/ Polici vret me armën e shërbimit të vëllanë

KOSOVË– Një efektiv i Policisë së Kosovës ka vrarë vëllanë e tij. Mediat e Kosovës shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Lipjanit këtë mesditë. Pas një sherri, efektivi Milorad Subariq ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt të vëllait, Dragisa Subariq duke e lënë të vdekur. Sherri mes tyre ka nisur për pronat. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, Flora Ahmeti zëdhënëse e rajonit të Policisë për Prishtinën.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

EMRAT/ Kush është efektivi që qëlloi për vdekje të vëllanë në Kosovë, sherri për pronat

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

diaspora rajoni polici vret vellane ne kosove vrasje në kosovë polici vret vellane ne kosove vrasje në kosovë

Sondazh

Poll