Bota

Koreja e Veriut teston sërish një raketë balistike, tensionohet Japonia dhe Korea e Jugut

7 Maj 2022, 14:56 Nga DOSJA
Koreja e Veriut teston sërish një raketë balistike, tensionohet

KOREA E VERIUT– Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike nga nëndetëse në brigjet lindore të gadishullit, sipas Koresë së Jugut dhe Japonisë. Nëse konfirmohet,kjo do të ishte e fundit në një seri testesh raketore nga Pheniani.

Ajo vjen vetëm disa ditë para inaugurimit të presidentit të ri të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili është zotuar të mbajë një linjë më të fortë me Veriun. Ministri japonez i mbrojtjes e quajti një kërcënim të papranueshëm për komunitetin ndërkombëtar. Ministri, Nobuo Kishi, u tha gjithashtu gazetarëve se Japonia do të vazhdojë të “forcojë në mënyrë drastike aftësitë e mbrojtjes”.

Të premten, Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi se Koreja e Veriut mund të përgatitet për të kryer një test të armëve bërthamore, i pari i tij në pesë vjet.

Koha e lëshimit të fundit është veçanërisht e rëndësishme dhe ushtron presion mbi udhëheqësin e ardhshëm të Koresë së Jugut. Ai do të betohet në detyrë të martën dhe është planifikuar të takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden në Seul më 21 maj.

Burimet e inteligjencës amerikane dhe koreano-jugore besojnë se një provë bërthamore e Koresë së Veriut mund të ndodhë në mes të këtyre dy ngjarjeve. Muajin e kaluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u zotua të rrisë programin e armëve bërthamore të vendit të tij.

Ai po fliste në një paradë të madhe ushtarake për të shënuar përvjetorin e themelimit të forcave të armatosura, në të cilën u shfaqën raketat balistike ndërkontinentale të ndaluara.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota kim jong un korea e veriut teston raketa nobuo kishi yoon suk-yeol kim jong un korea e veriut teston raketa nobuo kishi yoon suk-yeol

Sondazh

Poll