Bota

Këshilli i Sigurimit të OKB-së: Thellësisht të shqetësuar për konfliktin në Ukrainë

7 Maj 2022, 14:21 Nga DOSJA
Këshilli i Sigurimit të OKB-së: Thellësisht të

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, dy muaj pas marshimit të Rusisë në Ukrainë ka rënë dakord për herë të parë në një pozicionim të përbashkët në lidhje me luftën. Instanca më e lartë e OKB-së deklaroi njëzëri, madje edhe me miratimin e vendit sulmues, Rusisë, se ekziston një “shqetësim i thellë” për konfliktin në Ukrainë. Në të njëjtën kohë Këshilli i Sigurimit vlerësoi përpjekjet për ndërmjetësim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Do të rivihet në lëvizje diplomacia?

Kjo deklaratë shihet si deklarata më e dobët e mundshme e kësaj instance, por edhe si një shenjë shprese, që të vihet në lëvizje diplomacie në OKB.

Pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, me presidentin rus, Vladimir Putin ky është një sinjal, se Rusia dhe perëndimi janë të gatshëm t’i japin Guterres një shans për diplomacinë e ecejakeve”, tha eksperti i OKB-së” Richard Gowan nga Crisis Group.

Rusia pas marshimit në Ukranë i kishte penguar të gjitha nismat e Këshillit të Sigurimit në lidhje me luftën me veton e saj. Diplomatët perëndimorë flasin për ndarje të thella në komunikimin e përditshëm me përfaqësuesit e Moskës. Në Këshillin e Sigurimit bëjnë pjesë 5 anëtarë të përhershëm dhe fuqi me veto, SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe, si edhe 10 vende me vend jo të përhershëm./DW/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota antonio guterres okb per ukrainen richard gowan antonio guterres okb per ukrainen richard gowan

Sondazh

Poll