Bota

Lufta në Ukrainë! Zotohet Macron: Franca do të bëjë çdo përpjekje që demokracia të trimfojë

7 Maj 2022, 11:46 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë! Zotohet Macron: Franca do të bëjë

PARIS- Presidenti i Francës Emmanuel Macron teksa fliste gjatë inagurimit të tij për çështjen e Ukrainës u zotua se vendi i tij do të ndërmarrë çdo veprim për të shmangur çdo përshkallëzim të konfliktit si dhe do të ndihmojë që demokracia dhe guximi të triumfojnë. Gjatë fjalimit që ka mbajtur sot në ditën e betimit si kryetari i shtetit, Macron u shpreh se duke e rizgjedhur atë si President, Franca kishte zgjedhur që të ndihmonte në një botë të destabilizuar.

“Aty ku shumë popuj kanë zgjedhur tërheqjen, ndonjëherë duke iu dorëzuar tundimit nacionalist, nostalgjisë për të kaluarën, sirenave të ideologjive, brigjet e të cilave mendonim se i kishim lënë në shekullin e kaluar, populli francez ka bërë zgjedhjen e qartë, një projekt për të ardhmen. Një projekt republikan dhe europian. Franca duhet të veprojë për të shmangur çdo përshkallëzim të konfliktit dhe të ndihmojë demokracinë dhe guximin të mbizotërojnë,”- tha ndër të tjera Macron gjatë fjalës së tij.

Muajin e kaluar, Macron u bë presidenti i parë aktual që u rizgjodh në Francë në dy dekada, duke mposhtur kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila gjithashtu shënoi rekord me numrin e votave që siguroi. Por gjatë gjithë periudhës së luftës në Ukrainës, Macron ka qenë një nga zërat më të përfshirë, e deri më tani, mban statusin si i vetmi lider perëndimor që ka kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin.

(e.k/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota betohet macron emmanuel macron emmanuel macron fiton zgjedhjet lufta ne ukraine betohet macron emmanuel macron emmanuel macron fiton zgjedhjet lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 7 Maj 2022, 09:48

Sanksionet ndaj Rusisë: Cili është efekti?

Sipas Sky News, paketa e re e sanksioneve ka hasur disa kundërshtime, nga kryeministri i Hungarisë Viktor Orban që e krahason embargon e naftës me një “bo...