Politike

Korreshi: Basha nuk paska bërë gabim se edhe ai Palokën vuri Kryetar Këshilli

6 Maj 2022, 21:45 Nga DOSJA
Korreshi: Basha nuk paska bërë gabim se edhe ai Palokën vuri

TIRANË– Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se rizgjedhja e Palokës në krye të Këshillit Kombëtar të PD nuk ishte diçka e re pasi ky i fundit e kishte mbajtur të njëjtin post edhe gjatë kryesimit të Bashës.

“Nuk është se paska bërë ndonjë gabim të marrë Basha se po zotin Paloka ka pasur.Kështu që nuk më duket ndonjë gjë e veçantë. Pra është rizgjedhur po i njëjti ty që ishte në kohën e Bashës, sërish Paloka është kryetar”– tha Korreshi.

Ndërsa sa i përket rikthimeve brenda PD, Korreshi tha për Fax News se më parë, Topalli, Hajdari dhe të gjithë të tjerët që u rikthyen duhet të kërkonin falje për votat e tyre kundër gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Ka pak rradhë sepse kur del nga rradha për t’ugjuajtur me gurë demokratëve, është mirë të dalësh sërish nëfund dhe të kërkojnë falje për qëndrimet e tyre. Tani këta papritur vijnë dhe bëhen gjenerala. Hajt se po rrimë të gjithë të votojmë ndonjëherë kundër PD-së dhe të rikthehemi me një mundësi të tillë për t’u bërë gjeneralë. Qenka mirë kështu, të gjithë ata që kanë sharë e çfarë nuk kanëbërë vijnë si gjenerala. Ndërsa ne që kemi ndenjur 8 vite në opozitë”– u shpreh deputeti demokrat.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike saimir korreshi saimir korreshi

Sondazh

Poll