Politike

Kadilli: 22 maji nuk është garë, kandidon Berisha e ata që rendin pas tij

6 Maj 2022, 20:15 Nga DOSJA
Kadilli: 22 maji nuk është garë, kandidon Berisha e ata që

TIRANË– Fatbardh Kadilli ka renditur edhe njëherë tjetër të gjitha arsyet që e ‘ndalojnë’ të kandidojë në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Kadilli tha se 22 maji sipas tij nuk është agrë. Ai shtoi se aty kandidon Berisha dhe ndoshta ndonjë person tjetër, por që rend pas ish-kryeministrit.

“Partia është e përçarë, nuk jam i asaj që thuhet se vota sjell bashkimin, pasi vota po thellon çarjen. Mjafton të shikoni retorikën, deklaratat dhe akuzat. Partia është në një konflikt, kemi një bazë partie e cila nuk u bë pjesë e asnjë procesi. Kemi një grup parlamentar që nuk po bën aspak politikë. Më saktë në zgjedhjet e 6 marsit mësuam se ka 3 pjesë: një që mbështeti Berishën, një kandidatët e Bashës dhe një e tretë që qëndroi në shtëpi, pra nuk votoi. Në 22 maj kemi zgjedhjen e kryetarit, por nuk është garë e vërtetë, pasi rrjeshti është i Berishës. Nuk mund të bësh as ballafaqim politik. Berisha u nxitua me procesin, e bëri shumë shpejt të gjithë procesin zgjedhor, madje më shpejt edhe se Basha në garën e qershorit 2021,”- tha Kadilli.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike fatbardh kadilli sali berisha fatbardh kadilli sali berisha

Sondazh

Poll