Politike

Reporterët pa Kufij dënuan sjelljen ndaj Metës, Fuga: Incidente të tilla ndodhin kudo

6 Maj 2022, 17:55 Nga DOSJA
Reporterët pa Kufij dënuan sjelljen ndaj Metës, Fuga: Incidente

TIRANË- Drejtori i Agjensisë për Median dhe Inforimin në qeveri, Endri Fuga ka reaguar për raportin e Repoterëve Pa Kufij, në lidhje sjelljen e kryeministri Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta. Me anë të një postimi në Twitter, Fuga shkruan se raporti nuk reflekton realitetin në vend, pasi nga qeveria nuk ka pasur asnjë presion sipas tij. Ai gjithashtu ka shtuar se incidentet mes gazetarëve dhe politikanëve ndodhin kudo dhe se sipas tij, këto nuk dihen konsideruar fare.

Postimi i Plotë:

Unë besoj se çdo reagim duhet të jetë proporcional dhe fatkeqësisht, jo vetëm ky tëeet, por i gjithë raporti i publikuar javën e kaluar nuk reflekton realitetin faktik. Për fat të mirë, në Shqipëri liria e shprehjes dhe liria e medias janë të garantuara vendosmërisht dhe nuk ka asnjë lloj presioni, në asnjë formë, nga kjo qeveri drejt ndonjë gazetari apo mediave. Ditët e vjetra të gazetave që digjeshin nga agjentët e sigurimit, llogaritë bankare të televizioneve bllokoheshin nga autoritetet tatimore, asetet e pronarëve të mediave shkatërroheshin nga individë të paidentifikuar apo reporterë që qëlloheshin me armë nga policia gjatë protestave, i përkasin së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë me qeverinë Rama.

A është çdo gjë perfekte? Sigurisht që jo! Por incidente të vogla verbale mes gazetarëve dhe politikanëve ndodhin jo vetëm në Shqipëri, por kudo, madje edhe në vende që renditen shumë më lart se ne, në të njëjtin raport të @RSF_inter, edhe pse askush nuk i përmend dhe as i konsideron. Sa i përket rastit të përmendur, është më tepër çështje respekti për njëri-tjetrin. Kur dikush bën një pyetje, duhet ta lërë edhe tjetrin të përgjigjet. Ky është një rregull bazë.

My comment beloë: https://t.co/BAGaVTOR93 pic.tëitter.com/2zB88BUzsY

— Endri Fuga (@endrifuga) May 6, 2022

Më herët Reporterët Pa Kufij reaguan për sjelljen e Ramës ndaj Ambrozias, duke e cilësuar atë si arbitrar dhe që minon të drejtën e informimit në vend.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ambrozia meta edi rama endri fuga raporti i reportereve pa kufij ambrozia meta edi rama endri fuga raporti i reportereve pa kufij

Sondazh

Poll