Politike

Situata në PD, Këlliçi: Kam folur me Salianjin, do ulesha dhe me Bashën

6 Maj 2022, 16:40 Nga DOSJA
Situata në PD, Këlliçi: Kam folur me Salianjin, do ulesha dhe

TIRANË– Deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se është i gatshëm të ulet edhe me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha për të dialoguar në lidhje me bashkimin e Partisë Demokratike. Në një intervistë për FaxNeës, Këlliçi tha se mund të bëjë çdo gjë për bashkimin e PD-së. Ai shton se Enkelejd Alibeaj me mbledhjet që po zhvillon së fundmi po I shërben vetëm kryeministrit Edi Rama.

“Sot kemi miratuar një rezolutë që do të mandatohet negociuar për presidentin e Republikës. Do të jepet tagri i përfaqësimit një komisioni për të negociuar për presidentin e ri. Jo si Alibeaj që ka marrë peng demokratët duke negociuar me Taulant Ballën. Në momentin që do të zgjidhet grupi i mandatuar nga Komisioni i Rithemelimit do të negociojë patjetër madje edhe me partitë aleate të opozitës për emrin e presidentit të ri. Deri tani zgjedhja e presidentit është fake dhe nuk ka asnjë emër kandidaturash. PS po bën negociata farse për të legjitimuar emrin që duan ata për Presidentin e ri. Se çfarë do PS nuk më intereson nuk ka interes për demokratët por ne dot të japim qëndrimet tona për institucionin e kreut të shtetit. Këto kohë kam komunikuar dhe me Salianjin kam komunikuar para dy ditësh në Korcë. Unë do të ulesha edhe me Lulzim Bashën po të ishte nevoja. Kushdo që ka në axhendë përcartjen e PD-së nuk i shërben bashkimit të PD. Unë do të ulesha me këdo të bisedoja për atë që kanë parësore vullnetin e demokratëve dhe jo qëllimet personale,”- tha Këlliçi.

LAJM KRYESOR: LIVE-Këshilli Kombëtar i PD zgjedh Palokën kryetar, refuzon maxhorancën për Presidentin

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike belind kelliçi keshilli kombetar i pd 6 maj 2022 belind kelliçi keshilli kombetar i pd 6 maj 2022

Sondazh

Poll