Politike

Shpërthen Rudina Hajdari: Edhe nëse më përjashtojnë sërish nuk iki nga PD-ja 

6 Maj 2022, 16:42 Nga DOSJA
Shpërthen Rudina Hajdari: Edhe nëse më përjashtojnë

TIRANË- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka folur në mbledhjen e këtij këshilli për të zgjedhur kryetarin e tij. Gjatë fjalës së saj, Hajdari tha se Këshilli Kombëtar të jetë organi më i rëndësishëm në PD. Ajo gjithashtu ka theksuar se askush nuk do të ketë mundësi ta përjashtojnë më atë nga PD-ja, pasi nuk ka për ta pranuar këtë gjë.

“Ta kthejmë këshillin kombëtar më të rëndësishëm duhet të kemi përplasje idesh dhe argumentesh dhe ta bëjmë këtu debatin. I ftoj të gjithë anëtarët e këshillit të mbajnë këtë qëndrim. Mos ta kthejnë këtë debat midis individëve por ta kthejnë në debate idesh. Ajo çka ka ndodhur më parë është se anëtarët e Këshilli Kombëtar thjesht kanë ngritur dorën dhe nuk kanë marrë vendime kyçe. Sot është koha për të parë njëri-tjetrin në sy dhe Këshilli Kombëtar të jetë organi më i rëndësishëm i PD-së. Më parë kush mendonte ndryshe përjashtohej. Ndaj ne ta përdorim këtë këshill për të marrë vendimet më të rëndësishme të PD-së dhe që PD të kthehet në ato shina që ka pasur për ta kthyer Shqipërinë drejt BE-së dhe t’i japim fund kryetarokracisë dhe të kuptojmë që jemi të gjithë të rëndësishëm në këtë sallë. Ju garantoj dhe një farë mënyre këtu kërkoj edhe falje që nuk do të ketë njeri të më përjashtojë nga kjo sallë. Do jem këtu, është faji im falje që pranova përjashtimin e ish-liderit. Nuk duhet ta kisha pranuar, nuk do ta pranoj edhe nëse më përjashtojnë nuk do të iki nga kjo sallë. Këtu do të rri në këtë sallë. Këtu do të rri bashkë me ju dhe kështu duhet të jetë betimi i gjithsecilit prej jush”, tha Hajdari.

LAJM KRYESOR:Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD! Mbahet qëndrimi për Presidentin e ri të vendit

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike keshilli kombetar i pd 6 maj 2022 rudina hajdari keshilli kombetar i pd 6 maj 2022 rudina hajdari

Sondazh

Poll