Politike

Rithemelimi mandaton negociatorët, Bylykbashi: Zgjedhja e Presidentit ka rëndësi

6 Maj 2022, 16:29 Nga DOSJA
Rithemelimi mandaton negociatorët, Bylykbashi: Zgjedhja e Presidentit ka

TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka lexuar rezolutën e Partisë Demokratike për zgjedhjen e presidentit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bylykbashi tha se zgjedhja e Presidenit do të bëhet me votën e grupit parlamntar të PD-s, duke shtuar se Komisioni i Rithemelimit do të mandatojë përfaqësuesit për gjetjen e një konsensusi me partitë e tjera opozitare.

“Kuvendi duhet të nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit jo më vonë se 60 ditë para përfundimit të mandatit. Maxhoranca ka kapur pushtetet e pavarura përfshirë atë të drejtësisë duke rrënuar sistemin e kontrolleve dhe balancave. Zgjedhja e presidentit ka rëndësi në kuadër të rikrijimit të balancave kushtetuese.

Raportet e OSBE damkosin me shitblerjen e votës mandatet e shumicës së PS. Nisma për zgjedhjen e presidentit është vënë në pikëpyetje. Maxhoranca po përpiqet të krijojë një proces parlamentar fars duke u përpjekur ti caktojë ajo përfaqësuesit e opozitës në përzgjedhjen e presidentit. Konsensualitet i rremë i krijuar nga PD.

Tradita politike dhe parlamentare në Shqipëri është bazuar për gjetjen e konsensusit për figurën e presidentit. Thyerja e traditës zhbën premisat për konsensus të vërtetë. PD do shprehë vullnetin e saj për zgjedhjen e presidentit me votën e deputetëve të grupit parlamentar. Mandatohet komisioni i rithemelimit të mandatojë përfaqësuesit për gjetjen e një konsensusi me partitë e tjera opozitare”, tha Bylykbashi.

LAJM KRYESOR:Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD! Mbahet qëndrimi për Presidentin e ri të vendit

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike keshilli kombetar i pd 6 maj 2022 oerd bylykbashi keshilli kombetar i pd 6 maj 2022 oerd bylykbashi

Sondazh

Poll