Bota

Të shtëna në një qendër mjekësore në Roterdam, 2 persona humbin jetën, arrestohet autori

6 Maj 2022, 17:36 Nga DOSJA
Të shtëna në një qendër mjekësore në

HOLANDË- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një fermë terapeutike në Holandë, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur rëndë dy të tjerë. Autori i dyshuar, i cili paraqitet si me probleme të shëndetit mendor, është arrestuar nga policia.

Policia holandeze thotë se ka arrestuar një 38-vjeçar pas tragjedisë në Alblaserdam, pranë Roterdamit, vetëm pak larg nga mullinjtë e famshëm të erës Kinderdike, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Një vajzë 16-vjeçare dhe një grua 34-vjeçare u vranë, tha një zëdhënës i policisë ndërsa një djalë 13-vjeçar dhe një vajzë 20-vjeçare kanë mbetur të plagosur rëndë. Të shtënat ndodhën brenda një ferme ku fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit që vuajnë nga një paaftësi ose sëmundje e shëndetit mendor punojnë me kafshët si një formë trajtimi.

I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar. Dëshmitarët okularë po marrin mbështetje, po organizohet një ndihmë për ta. Hetimi është në vazhdim “, tha policia e Roterdamit në Twitter.

Nuk dihen ende motivet e krimit por policia vlerëson se i dyshuari ka vepruar i vetëm. 38-vjeçari, i njohur prej vitesh në polici, cilësohej si ‘person problematik’ raportojnë mediat holandeze.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota dy te vdekur ne holande te shtena ne holande dy te vdekur ne holande te shtena ne holande

Sondazh

Poll