Bota

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nis ofensiva diplomatike për të anuluar “pavarësinë” e Kosovës

6 Maj 2022, 17:02 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Vuçiç: Nis ofensiva diplomatike për

SERBI– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar një ofensivë të madhe diplomatike që synon tërheqjen e mëtejshme nga ana e disa shteteve të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas mediave vendase, Vuçiç tha se kjo do të ishte përgjigja e Beogradit ndaj shkeljes së Marrëveshjes së Uashingtonit nga ana e Prishtinës, pasi ka bërë kërkesë për anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.

Është edhe çështja e hyrjes në institucionet ndërkombëtare e Kosovës. Gjermania ka mbështetur përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe ata janë partneri ynë më i rëndësishëm. Ne nuk mund të gjuajmë veten në këmbë dhe të flasim për atë që do të ndodhë. Mendoj se duhet të veprojmë në mënyrë racionale, por do t’i përgjigjemi që ditën e parë me konfirmimin zyrtar se ata e kanë shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit” – tha Vuçiç.

Kosova dhe Serbia nënshkruan Marrëveshjen më 4 shtator të 2020 me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washington. Një prej kushteve të saj ishte që Kosova nuk do të kërkonte anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe Serbia nuk do të lobonte për mosnjohjne e Pavarësisë së saj. Edhe pse marrëveshja ishte e vlefshme për 1 vit institucionet ndërkombëtare kërkuan vijusheshmërinë dhe respektimin e saj.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll