Bota

Rritja e çmimeve, Mali i Zi voton uljen e akcizës për karburantet me 50% si dhe të TVSH-së

6 Maj 2022, 15:16 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve, Mali i Zi voton uljen e akcizës për

MAL I ZI- Kuvendi i Malit të Zi miratoi ndryshimet në Ligjin për akciza, me votat e 49 deputetëve dhe Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar me votat e 50 deputetëve.

Sipas mediave vendase, Projektligji u mbështet nga deputetët e shumicës parlamentare, socialdemokratët dhe disa deputetë të Frontit Demokratik që morën pjesë në seancë, ndërsa deputetët e Demokratëve, Demos dhe Malit të Zi të Bashkuar nuk morën pjesë në debat dhe votim.

Këto ligje janë përgatitur nga qeveria e vjetër por janë mbështetur dhe nga e reja me në krye Dritan Abazoviçin dhe ka mbetur pothuajse me të njëjtat zgjidhje të propozuara që parashikojnë uljen e akcizës për karburantet deri në 50 për qind, heqjen e përkohshme të TVSH-së për miellin dhe vajin ushqimor, uljen e TVSH-së 7 për qind.

Siç ka paralajmëruar ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviç, akciza për derivatet tani për tani do të ulet për 40 për qind, që me çmimet aktuale do të nënkuptonte ulje të çmimit të naftës për 21,3 cent dhe të benzinës për 26,6 cent.

Gjithashtu, Kuvendi votoi një amendament të deputetit të Lëvizjes Qytetare URA, Milos Konatar, të korrigjuar nga ministri i Financave Aleksandar Damjanoviç, i cili parashikon rritjen e akcizës për produktet e duhanit duke rritur çmimin e paketës me rreth 10 cent nga 1 qershori. arrihet duke korrigjuar kalendarin e akcizës, në mënyrë që një rritje e re e çmimit të cigareve me 10 cent shtesë të ndodhë më 1 janar 2023.

Disa deputetë shprehën dyshime se qytetarët do t’i ndjejnë përfitimet e uljes së TVSH-së për produktet bazë të jetesës, pasi mendojnë se shitësit nuk do të ulin çmimet në tregje.

Është miratuar edhe Ligji për ndryshimin e Ligjit për tatimin në pronë. Ligjet do të hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni aleksandar damjanoviq dritan abazovic aleksandar damjanoviq dritan abazovic

Sondazh

Poll