Bota

‘Nuk janë mbyllur të gjitha rrugët”, Zelensky për Rusinë: Të kthehet në territorin e saj

6 Maj 2022, 16:11 Nga DOSJA
‘Nuk janë mbyllur të gjitha rrugët”, Zelensky

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se jo të gjitha urat diplomatike me Rusinë janë thyer, por ajo duhet së pari të kthehet në territorin që kishte para pushtimit të Ukrainës më 23 shkurt, nëse bisedimet e paqes do të kenë sukses.

Unë u zgjodha të jem president i Ukrainës dhe jo një mini-Ukraine”,-tha Zelenskyy.

Ai shtoi se nuk mund të lejonte që popullsia e Ukrainës të zvogëlohej me 11 milionë duke humbur territorin dhe duke përfshirë ata që kishin ikur jashtë vendit. Ai tha se nuk shihte asnjë dëshirë ruse për paqe.

Për disa mund të jetë disfata e Putinit dhe në shoqërinë tonë ka një përqindje të madhe njerëzish që mendojnë pikërisht kështu. Nuk më intereson se ku përfundojnë liderët, por ajo që ka rëndësi për mua është fitorja e Ukrainës. Fitorja është që unë të mos humbas 11 milionë njerëz, 5 milionë që janë larguar nga Ukraina”.-shtoi ai.

Aithase një fitore për Ukrainën përfshinte kthimin ekonomikisht të vendit në situatën nga e kishte nisur dhe kërkoi anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke thënë se “ky është vullneti i popullit ukrainas”. Ai akuzoi gjithashtu rusët për brutalitet kafshëror në përpjekjen për të marrë Mariupolin, duke shtuar se ishte thellësisht i shqetësuar nga propaganda dhe urrejtja e rrënjosur te njerëzit nga makina e informacionit të Moskës.

Ai i kërkoi perëndimit të bëjë më shumë për të sjellë para drejtësisë më shpejt ata që janë përgjegjës për krimet e luftës, duke thënë: “Udhëheqësit rusë besojnë se përgjegjësia mund të shtyhet për dekada nëse ndonjëherë vjen”.

Ai i kërkoi Bashkimit Evropian që të veprojë së bashku për sanksionet e energjisë, duke thënë se disa shtete ende luajnë një lojë të rrezikshme. Ai tha se nëse Evropa nuk do të vepronte, “kur të kuptoni se janë në kufijtë tuaj, do të kuptoni se Nordstream 2 ose 3 ose Nordstream 100 nuk ia vlen shëndeti dhe jeta e askujt. Ata do të shtyjnë familjen tuaj dhe do të djegin shtëpinë tuaj.”

LAJMI I KRYESOR:LUFTA/ Rusia s’ndalon sulmin në Azovstal, evakuuime në Mariupol, Guterres: Peisazhe ferri

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll