Bota

Zelenskyy fton kancelarin gjerman të vizitojë Kievin në “Ditën e Fitores” të Rusisë

6 Maj 2022, 14:50 Nga DOSJA
Zelenskyy fton kancelarin gjerman të vizitojë Kievin në

UKRAINË– Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz që të ndërmarrë një “hap të fuqishëm” dhe të vizitojë Kievin të hënën, datën kur Rusia përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti ukrainas dënoi Rusinë, veçanërisht për Mariupolin, ku Kievi thotë se ka ende civilë të fshehur në një fabrikë çeliku të rrënuar e cila është nën rrethim, por ai i ofroi gjithashtu ftesën Scholz pasi marrëdhëniet e dy vendeve u tensionuan kur presidenti gjerman u ndalua të vizitonte Kievin muajin e kaluar.

Ai është i ftuar, ftesa është e hapur, ka qenë prej disa kohësh. Ai është i ftuar të vijë në Ukrainë, ai mund të bëjë këtë hap shumë të fuqishëm politik për të ardhur këtu më 9 maj, në Kiev. Nuk po shpjegoj rëndësinë, mendoj se jeni mjaftueshëm i kulturuar për të kuptuar pse”, tha Zelenskyy në një video-telefonatë.

Dita e Fitores më 9 maj është një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të Rusisë, një kujtim i sakrificës sovjetike të bërë në mposhtjen e Gjermanisë naziste në atë që në Rusi njihet si Lufta e Madhe Patriotike.

LAJMI I KRYESOR:LUFTA/ Rusia s’ndalon sulmin në Azovstal, evakuuime në Mariupol, Guterres: Peisazhe ferri

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi olaf scholz volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi olaf scholz volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll