Bota

‘Janë bombë atomike për ne’, Orban: Nuk mund të mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

6 Maj 2022, 14:38 Nga DOSJA
‘Janë bombë atomike për ne’, Orban: Nuk mund të

HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se shteti i tij nuk mund të mbështesë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, në formën që janë prezantuar, përfshirë edhe embargon ndaj importeve të naftës së papërpunuar ruse.

Në një intervistë për radion shtetërore hungareze, Orban tha se propozimi i Komisionit Evropian do të përbënte një “bombë bërthamore” të lëshuar mbi ekonominë hungareze, duke shtuar se Hungaria është e gatshme për negociata nëse sheh një propozim të ri, që do t’i përshtatej interesave të Budapestit.

Më 4 maj, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në propozim përfshihet heqja dorë nga furnizimet me naftën e papërpunuar ruse brenda gjashtë muajsh, ndërkaq nga produktet e rafinuara deri në fund të vitit.

Kjo pako e gjashtë e sanksioneve të bllokut evropian, në mënyrë që të hyjë në fuqi, kërkon miratimin unanim të 27 shteteve të BE-së./REL/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota sanksionet ndaj rusise viktor orban sanksionet ndaj rusise viktor orban

Sondazh

Poll