Politike

Meta dekreton ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit: Është e mirëpritur

6 Maj 2022, 15:27 Nga DOSJA
Meta dekreton ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet në ligin për të drejtat e autorit. Me anë të një njoftimi Meta tha se çdo nismë që synon përafrimin e direktivave të Bashkimit Evropian si dhe mbrojtjen e së drejtës së autorit janë të mirëpritura.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 37/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Çdo nismë që synon përafrimin e direktivave të Bashkimit Europian, rritjen e disponueshmërisë së librave dhe materialeve të tjera të printuara në formate të përshtatshme e të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, dhe forcimin e mbrojtjes së të drejtës së autorit, është e mirëpritur.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll