Politike

Alibeaj mblodhi Kryesinë, Salianji kundër: Pse gjithë ky nxitim? Po i shërbehet një personi

6 Maj 2022, 10:47 Nga DOSJA
Alibeaj mblodhi Kryesinë, Salianji kundër: Pse gjithë ky nxitim?

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me mbledhjen e Kryesisë në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e tij, Salianji tha se Oriola Pampuri, e cila ka tagrin e zëdhënëses për shtyp të Kryesisë, nuk ka tagër që të thërrasë takime. E po ashtu, nuk u kursye edhe në kritika për Enkelejd Alibeajn, duke e akuzuar se po përçante Partinë Demokratike në dy grupe. Salianji sqaroi se ishte Alibeaj personi që i lejoi në mbledhje të gjithë të përjashtuarit (Berishës dhe anëtarëve të tjerë të Rithemelimit), ndërsa tani nuk i kërkon më.

“S’ka tagër zëdhënësi për të ftuar. Siç komunikova dje do të bëj të qartë se është tentativë për të pronësuar grupin dhe për të ndarë në dysh PD-në. Çdo përpjekje do bëj. Dje, kam komunikuar me Rithemelimin dhe Alibeajn që të ketë një takim të përbashkët. Po takohet mbledhje me axhitim për të takuar Ramën, sot u tha qartë që nuk duan asnjë emër presidenti konsensual, është kurth. Kam komunikuar me Boçi, i cili ka kërkuar që mbledhja të shtyhet, nuk i është përgjigjur Alibeaj. Qëndrimi i sotëm është personal, nuk përcakton grupin. Ka një axhitim, jo përpjekje për të ulur dhe për të ndarë PD-në. Ka 3 muaj që nuk funksionon grupi dhe gjithçka merret me interes të një personi. Po e ritheksoj se Kryesia mblidhet çdo javë dhe përcakton qëndrimet parlamentare, e jo më për një çështje si presidenti. Kryesia e grupit parlamentar, fakti që po them që kam folur me Alibeajn, kjo tregon që nuk ka diskutim që e njoh apo jo. Jemi në një shpjegim të pashpjegueshëm. Ça shpjegimi ka për të shkuar ku? Ka njerëz që dorëhiqen dhe por nuk heqin dorë. A do shkoj të hënën në mbledhje? Nuk ka tagër zëdhënësja e grupit për të caktuar. Nuk flet dot në emër të grupit pa marrë qëndrim grupi. Nuk ka mbledhje kur nuk ka kuorum. Ftesën e të përjashtuarve është bërë pa dijeninë e grupit. Nëse i ka bërë këto veprime, tani le t’i dalë për zot. Për t’u ulur ka nxitim, për t’u ulur me njëri-tjetrin, akoma jo?,”-tha Salianji për mediat. 

LAJMI KRYESOR: 2 vendimet-Mbledhja e Kryesisë së PD,mungon Salianji e Boçi:Pse gjithë ky nxitim?(REAGIMET)

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ervin salianji kryesia e pd 6 mars 2022 ervin salianji kryesia e pd 6 mars 2022

Sondazh

Poll