Art&Argëtim

Datëlindja e Heroit tonë Kombëtar, 616 vite më parë lindi Gjergj Kastriot Skënderbeu

6 Maj 2022, 14:19 Nga DOSJA
Datëlindja e Heroit tonë Kombëtar, 616 vite më parë

TIRANË- Sot shënohet data e lindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu i cili lindi më 6 maj të vitit 1405 të shekullit të 15-të në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.

Ai u mor peng nga Sulltan Muradi dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin dezertoi gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 20 fitore të mëdha kundër perandorisë, në plot 20 vite luftë në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi ynë kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si vasal i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II.

Ai vdiq më 17 janarin të 1468, në moshën 63-vjeçare. Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Europës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Europës, dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve muslimanë. Gjergj Kastriot Skënderbej mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Datëlindja e Skënderbeut,Yuri Kim: Guximi dhe këmbëngulja e tij legjendare mbetet e gjallë

‘Skënderbeu frymëzon veprimtarinë tonë’, Albin Kurti kujton datëlindjen e Heroit Kombëtar

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kulture kulture datëlindja e skënderbeut gjergj kastriot skenderbeu datëlindja e skënderbeut gjergj kastriot skenderbeu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Maj 2022, 06:10

ME VIDEO- ‘Martohen’ Rihanna dhe ASAP Rocky

SHBA-Nëse kjo nuk quhet martesë nuk dimë se çfarë mund të quhet! Rihanna dhe A$AP Rocky u martuan në videoklipin e tij të ri, “DMB”, i cili u...