Art&Argëtim

Vajza e Donald Trump drejt altarit! Martohet në Florida, detajet nga ceremonia

6 Maj 2022, 07:56 Nga DOSJA

SHBA– Vajza e Donald Trump, Tiffany do të martohet në nëntor në Mar-a-Lago, Florida. Vajza e ish- presidentit Donald Trump u raportua se do të lidhte kurorë me të fejuarin e saj, Michael Boulos, në Greqi mirëpo Page Six raporton se dasma formale do të mbahet më 12 Nëntor në pronën luksoze të babait të saj. Në ceremoni do të jenë të ftuar 500 persona, pjesë e tyre edhe Donald dhe ish-gruaja e tij, Marla Maples.

“Ka pasur shumë planifikime. Ky është momenti i madh për Tiffany dhe do të jetë luksoz.”, tha një burim për Page Six.

Boulos u rrit në Lagos, Nigeri, ku familja e tij zotëron një konglomerat kompanish shumë miliarda dollarëshe. Ai ishte student për menaxhim projektesh në City University të Londrës kur takoi Tiffany ndërsa ajo ishte me pushime në Mykonos, Greqi, me Lindsay Lohan në 2018. Miliarderi i propozoi Tiffany-t në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me një diamant mahnitës 13 karatësh të blerë në Dubai, që besohet të jetë me vlerë deri në 1.2 milionë dollarë. 

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz donald trump tiffany trump donald trump tiffany trump

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Maj 2022, 06:10

ME VIDEO- ‘Martohen’ Rihanna dhe ASAP Rocky

SHBA-Nëse kjo nuk quhet martesë nuk dimë se çfarë mund të quhet! Rihanna dhe A$AP Rocky u martuan në videoklipin e tij të ri, “DMB”, i cili u...