Art&Argëtim

ME VIDEO- ‘Martohen’ Rihanna dhe ASAP Rocky

6 Maj 2022, 06:10 Nga DOSJA
ME VIDEO- ‘Martohen’ Rihanna dhe ASAP Rocky

SHBA-Nëse kjo nuk quhet martesë nuk dimë se çfarë mund të quhet! Rihanna dhe A$AP Rocky u martuan në videoklipin e tij të ri, “DMB”, i cili u publikua pak orë më parë.

Për tre minuta, reperi, 33 vjeç, i propozon këngëtares 34 vjeçare, duke i thënë: “Martohesh me mua?” Rihanna, e cila shfaqet e veshur me një vello të kuqe përgjigjet: “Po”. Kjo pyetje, e cila është ëndërr për çdo vajzë, ishte e shkruar në dhëmbet e reperit e përgjigjia e Rihannës në dhëmbët e kësaj të fundit, raporton PageSix.

Në fund të videos, një grup njerëzish mund të shihen duke hedhur petale lulesh drejt çiftit, gjë që të kujton kur të sapomartuarit ecin nëpër korridor pas martesës. Është e paqartë nëse videoklipi është thjesht për video, apo tregon se ata të dy i kanë dhënë fund me të vërtete beqarisë.

VIDEON shikojeni këtu:

Çifti janë në pritje të një fëmije. Reperja është në muajt e fundit të shtatzanisë së saj dhe besohet se është në pritje të një vajze.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz assap rocky rihanna assap rocky rihanna

Sondazh

Poll