Bota

Vritet gazetari në Meksikë, kufoma gjendet në mes të rrugës

6 Maj 2022, 06:57 Nga DOSJA
Vritet gazetari në Meksikë, kufoma gjendet në mes të

MEKSIKË– Një tjetër gazetar është vrarë në Meksikë. Luis Enrique Ramirez Ramos, është i nënti që nga fillimi i vitit, që vritet në Meksikë. Kufoma e 59-vjeçarit u gjet në rrugë, pranë Kuliakan, tha prokurorja Sara Quinones përmes Twitter.

Con profunda pena, confirmamos la muerte de nuestro compañero y fundador de Fuentes Fidedignas, Luis Enrique Ramírez.
Exigimos justicia para esclarecer su asesinato. Descanse en paz, le decimos adiós a un gran periodista. ¡Vuela alto! ?️ pic.tëitter.com/XëQqSZZDEs

— Fuentes Fidedignas (@Fidedignas) May 5, 2022

“Është e qartë se është një vrasje. “Trupi u gjet në periferi të Culiacan, i mbështjellë me plastikë ,” i tha AFP Balbina Flores, përfaqësuese e RSF në Meksikë.

Luis Enrique Ramirez ka punuar për gazetën El Debate. Ai ishte gjithashtu themeluesi i faqes së internetit të lajmeve Fuentes Fidedignas. Ai është gazetari i nëntë që vritet në 2022 në Meksikë, një nga vendet më të rrezikshme në botë për ata që ushtrojnë këtë profesion.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota enrique ramirez ramos meksike vritet gazetari ne meksike enrique ramirez ramos meksike vritet gazetari ne meksike

Sondazh

Poll