Aktualitet

Ilvi Meta, Hoxha: Policia të sqarojë pse e mbajti në paraburgim, gabimi që bënë

5 Maj 2022, 19:49 Nga DOSJA
Ilvi Meta, Hoxha: Policia të sqarojë pse e mbajti në paraburgim,

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha tha se policia duhet të japë sqarim se përse i riu është mbajtur në ambientet e paraburgimit. E ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Hoxha tha se për Ilvi Metën duhet të ketë një urdhër ndalimi dhe se duhet sqaruar gjithçka me prova. Hoxha shtoi se gabimi i efektivëve është se nuk kanë hequr sendet apo gjërat që konsiderohen të rrezikshme, si rripi i kapuçit të bluzës që kishte 31-vjeçari. 

“I ndjeri merr statusin e të arrestuarit në orën 16:00 kur i komunikohet akuza, nga ky moment deri në orën 19: 00 jemi të paqartë se çfarë ka ndodhur, për të ndaluarin duhet të ketë urdhër ndalimi nga oficerët. Duhet të sqarohet me prova, thonë se ai ishte shfaqur i qetë. Thonë se ka sekuestruar kamera sigurie. Ata dyshojnë për shpërdorim detyre se ata nuk e kanë mbuikqyrur të ndjerin. Edhe pasi ka marrë statusin e të arrestuarit, ai është mbajtur në të njëjtin ambient. Ekspertët firmosin në mënyrë unanime, se i riu i ka dhënë fund jetës përmes litarit të kapuçit të bluzës. Ata pretendojnë se kanë zhvilluar të gjithë proedurën. Ata duhet që t’i heqin sendet që dyshohet se janë të rrezikshme,”_ tha Hoxha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha ilvi meta vetevaret ilvi meta anila hoxha ilvi meta vetevaret ilvi meta

Sondazh

Poll