Aktualitet

VIDEO/ E rrethuar me shirit të verdhë, pamjet nga dhoma e sigurisë ku humbi jetën Ilvi Meta

5 Maj 2022, 18:39 Nga DOSJA
VIDEO/ E rrethuar me shirit të verdhë, pamjet nga dhoma e

KAVAJË- Euronews Albania ka siguruar pamjet e dhomës së sigurisë ku Ilvi Meta, i cili sipas hetimeve paraprake ka vrarë veten. Pamjet janë siguruar nga emisioni ‘Sot’ në Euronews Albania. 31-vjeçari po mbahej në paraburgim me akuzën e vjedhjes dhe sipas policisë, i ka dhënë fund jetës duke përdorur lidhësen e kapuçit.

Nga hetimet e para, dyshohet se Meta ka përdorur hekurat në dhomën e sigurisë për të varur veten. Avokatja e Popullit thotë se vendosja e hekurave horizontalë mbi lartësinë 60 cm nuk lejohet në bazë të rregullores.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Komisariatin e Kavajës. Familjarët janë shprehur se Ilvi nuk është vetëvarur ashtu siç është deklaruar zyrtarisht, por është vrarë nga policia.

Marrë nga Euronews

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ilvi meta vetevaret ilvi meta ilvi meta vetevaret ilvi meta

Sondazh

Poll