Aktualitet

Alibeajt i digjet kuorumi për 1 deputet, s’di sa anëtarë ka: 36, jam mirë në aritmetikë!

5 Maj 2022, 17:58 Nga DOSJA
Alibeajt i digjet kuorumi për 1 deputet, s’di sa anëtarë

TIRANË– Enkelejd Alibeaj nuk ka zhvilluar sot mbledhje me grupin parlamentar të deputetëve. Kjo, jo për faktin se nuk e njeh si kryetar grupi ish-kryeministri Sali Berisha e demokratët që e mbështesin atë, por se nuk ka arritur kuorumin e duhur. Në faqen zyrtare të Kuvendit rezulton që grupi parlamentar i PD ka 44 anëtaër dhe që një mbledhje grupi të konsiderohet zyrtarisht e tillë, duhet të arrijë kuorumin e caktuar. Në selinë blu pasditen e sotme duhet të ishin të paktën 23 deputetë, por ishin 22.

Nuk dimë të themi nëse e kishte nga mosdija apo vetë Alibeaj nuk donte ta pranonte, por para mediave ky i fundit tha grupi parlamentar i PD-së numëron 36 deputetë e se e kishte arritur numrin e duhur për të zhvilluar mbledhje. Ata që munguan, shtoi ai, kishin të tjera impenjime, por që nuk do të mungojë dhënia e qëndrimeve të tyre.

Me shifrat reale dhe jo me ato të Alibeajt që tha me siguri të plotë se ishte mjaft mirë në aritmetikë, kuorumi ‘iu dogj’ për një deputet. Kjo, pa shtuar dhe faktin që deputeti Saimir Korreshi, Ferdinand Xhaferri, Jorida Tabaku dhe Zheni Gjergji kanë braktisur mbledhjen ende pa përfunduar dhe janë larguar nga selia blu.

Demokratët që ishin në selinë blu janë: Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Oriola Pampuri, Emilia Koliqi, Lindita Metaliaj, Merita Bakiu, Kastriot Piroli, Seladin Jakupllari, Sajmir Korreshi, Dashnor Sula, Zheni Gjergji, Eralda Tase Bano, Ervin Salianji, Kreshnik Collaku, Enkelejd Alibeaj, Arber Agalliu, Ferdindand Xhaferri, Gazment Bardhi, Lefter Geshtenja, Ilda Dhori, Andia Ulliri dhe Helidon Bushati.

Munguan: Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Flutura Acka, Ina Zhupa, Alfred Rrushaj, Kasem Mahmutaj Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Greta Bardeli, Bledion Nallbati, Fation Veizaj, Tomor Alizoti, Zef Hila, Radamadan Lika dhe Lulzim Basha.

Veç tyre, siç pritej nuk kanë qenë të pranishëm as 15 deputetët e grupit të “Rithemelimit”: Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Cela, Bujar Leskaj, Belind Kelliçi, Sali Berisha dhe Elda Hoti.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike 5 maj 2022 enkelejd alibeaj 5 maj 2022 enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll