Art&Argëtim

Kylie Jenner shpjegon arsyen se përse vendosi të vishte një fustan nusërie në Met Gala 2022

5 Maj 2022, 11:22 Nga DOSJA
Kylie Jenner shpjegon arsyen se përse vendosi të vishte një

SHBA- Ylli Kylie Jenner tërhoqi vëmëndjen në tapetin e kuq të Met Gala 2022. Veshja e saj u kritikua nga shumë kritikë mode dhe gjithashtu shumë fansa u zhgënjyen. Kylie ka zbuluar se cila është arsyeja që ajo përzgjodhi atë vëshje pasi për të nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët.

“Është shumë më e veçantë për mua sa nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit,”-tha Kylie. Të mërkurën, ylli i The Kardashians ndau një video nga prapaskenat në You Tube duke u përgatitur për mbrëmjen. Jenner gjatë mbremjes kishte veshur fustan nusërie dhe e kishte kombinuar me një kapele të vendosur mbrapsht dhe mbi kapele kishte vendosur gjithashtu një vello.

Sipas People, veshja ishte menduar si një nderim për themeluesin e markës, Virgil Abloh, i cili vdiq në nëntor 2021 në moshën 41-vjeçare.

“Virgil dhe unë duhej të shkonim në Met së bashku përpara se të shtyhej në vitin 2020. Të festosh sonte V dhe trashëgiminë e tij të pabesueshme do të thotë vërtet bota për mua. Unë jam i përulur të vesh këtë fustan dhe të nderoj shoqen time të bukur të talentuar dhe të ndjemë sonte shpirtin e Virgil. Të duam  përgjithmonë dhe faleminderit të gjithë ekipit Off White”- tha Jenner.

Nata më e madhe e modës bëri bashkë personazhet e njohur botëror. Motrat Kardashian nuk u vlersuan nga kritikët e modës si personazhet e veshur më bukur.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz video galeri kylie jenner met gala 2022 kylie jenner met gala 2022

Sondazh

Poll