Art&Argëtim

Amber Heard flet për fillimin e lidhjes me Musk: Shpirti im ishte i vdekur, s’ndjeja asgjë

5 Maj 2022, 07:30 Nga DOSJA
Amber Heard flet për fillimin e lidhjes me Musk: Shpirti im ishte i vdekur,

SHBA- CEO i Teslas Elon Musk u përmend sërish gjatë gjyqit për shpifje të aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard. Gjatë seancës gjyqsore kishte mundësi të fliste Heard. e cila përshkroi fillimin e lidhjes së saj me CEO-n e Tesla-s si një periudhë kur ajo nuk ndjente asgjë për të.

Sipas saj, në atë përiudhë ajo e përshkroi vetën si ”shpirt i vdekur” pas ndarjes me Depp. Këto pretendime dolën pasi avokatët e Heard filluan të paraqesin anën e tyre të historisë të martën me dëshminë e Dr. Dawn Hughes, një psikologe mjeko-ligjore.

Sipas mediave të huaja, Hughes tha se Heard kishte qenë viktimë e dhunës nga Depp. Ato gjithashtu publikuan disa mesazhe ndër ato ishin komentet në lidhje me marrëdhëniet romantike të Heard me burra të tjerë, si Musk. Heard i tha Hughes se ajo filloi të takohej me Musk pasi e pa atë në Met Ball 2016, një gala që u zhvillua disa javë pas sherrit mes çiftit që rezultoi në ndarjen e tyre, megjithëse Depp ka pohuar se ish-gruaja e tij e tradhtoi me Musk ndërsa të dy ishin ende të martuar.

“Isha zemërthyer. Shpirti im kishte vdekur. Nuk ndjeva asgjë atëherë,“- i tha Heard Hughes për marrëdhënien e Musk, sipas shënimeve të Hughes.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz amber heard elon musk johnny deep dhunon amber heard johnny depp amber heard elon musk johnny deep dhunon amber heard johnny depp

Sondazh

Poll