Art&Argëtim

Aparatet nën fustan në Met Gala, flet vajza e Kate Moss: Jam diabetike

4 Maj 2022, 21:06 Nga DOSJA
Aparatet nën fustan në Met Gala, flet vajza e Kate Moss: Jam diabetike

SHBA- Vajza e modeles Kate Moss, Lila Moss ka zbuluar se pwrse e ka mbajtur pompën e insulinës dhe monitorin ndërsa merrte pjesë në Met Gala. Dailymail shkruan se duke mbërritur së bashku me nënën supermodele Kate Moss, 19-vjeçarja bëri paraqitjen e saj më të fundit në tapetin e kuq me një fustan ngjyrë bezhë të pastër Burberry, të zbukuruar me shkronja dhe numra dhe të mbështjellë me diamante.

Detajet e qarta të veshjes tërhoqën vëmendjen te pjesa e insulinës në kofshën e saj të majtë dhe pajisja e monitorimit të vazhdueshëm të glukozës në gjak në krahun e sipërm të djathtë të saj, ndërsa ajo hyri në Muzeun ikonë Metropolitan të Artit Modern të Nju Jorkut.

Modelja e re diskutoi më parë gjendjen e saj gjatë një segmenti në YouTube të Vogue In The Bag pasi mori vendimin jokonvencional për të veshur monitorin në pasarelë. Ajo tha: Kam disa tableta sheqeri, në rast se sheqeri im në gjak ulet. Unë jam diabetike kështu që e kam këtë që kontrollon një pod në këmbën time, e cila më jep insulinë.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz kate moss lila moss met gala kate moss lila moss met gala

Sondazh

Poll