Bota

Trafikanti më i rrezikshëm në botë! Ekstradohet në SHBA bosi kolumbian i drogës

5 Maj 2022, 06:23 Nga DOSJA
Trafikanti më i rrezikshëm në botë! Ekstradohet në SHBA

SHBA– Kolumbia ka ekstraduar në SHBA trafikantin e drogës, të bandës më të madhe të krimit në vend, Dairo Antonio Úsuga. I njohur si Otoniel, Usuga është trafikanti më i rrezikshëm në botë. Kapja e tij në tetor i dha fund një gjuetie shtatëvjeçare dhe muajin e kaluar Gjykata e Lartë e Kolumbisë miratoi ekstradimin, raporton CNN.

Duke shpallur ekstradimin, z. Duque e krahasoi Otoniel me bosin famëkeq kolumbian të drogës Pablo Escobar.

“Ky ekstradim tregon se askush nuk është mbi shtetin kolumbian,” tha ai në një video-mesazh, duke akuzuar Otoniel për vrasjen e drejtuesve të shoqërisë civile dhe oficerëve të policisë.

Para kapjes së tij, Otoniel ishte njeriu më i kërkuar i Kolumbisë dhe qeveria kishte ofruar një shpërblim 800,000 dollarë për informacion rreth vendndodhjes së tij, ndërsa SHBA kishte vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kokën e tij.

Besohet se ai ka rreth 1800 anëtarë të armatosur, të cilët janë rekrutuar kryesisht nga grupet paraushtarake të ekstremit të djathtë. Anëtarët janë arrestuar në Argjentinë, Brazil, Honduras, Peru dhe Spanjë. Banda kontrollon shumë nga rrugët e përdorura për kontrabandën e drogës nga Kolumbia në SHBA dhe deri në Rusi. Autoritetet në SHBA e kanë përshkruar atë si “të armatosur rëndë dhe jashtëzakonisht të dhunshëm”.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota dairo antonio usuga dairo antonio usuga

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2022, 06:22

Lufta në Ukrainë frenon eksportin gjerman

Në muajin e parë fillimit të agresionit rus në Ukrainë, eksportet gjermane kanë rënë më shumë se në fillim të krizës pas shpërthimit të pandemisë Corona dy vjet...

Bota 5 Maj 2022, 06:19

Pritet nisja e armëpushimit treditor në Mariupol

Një armëpushim i paralajmëruar nga Rusia pritet të nisë të enjten në fabrikën Azovstal në Mariupol, me qëllim të evakuimit të civilëve, teksa ushtarët ukrainas ...