Bota

Përfundon takimi me Kurtin dhe Vuçiç, Scholz: Të zgjidhin gradualisht konfliktin mes tyre

4 Maj 2022, 06:15 Nga DOSJA
Përfundon takimi me Kurtin dhe Vuçiç, Scholz: Të

BERLIN– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç zhvilluan sot takime të ndara në Berlin me kancelarin Olaf Scholz. Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode përmes një postimi në Tëitter. 

Pas përfundimit të takimit, Kurti dhe Scholz mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp ku theksuar se biseduan për situatën në rajon, dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe situatën që është krijuar pas agresionit rus në Ukrainë. 

Në fjalën e tij Kurti bëri të ditur se i kërkoi kancelarit gjerman liberalizimin e vizave për Kosovën dhe njohjne e saj nga 5 vendet e Bashkimit Europian. Kurti gjithashtu theksoi se Kosova mbështet çdo iniciativë që vjen nga BE-ja ku theksoi se respekton procesin e Berlinit duke kundërshtuar dhe njëherë iniciativën Open Ballkan të ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Në fjalën e tij Kurti tha se kjo iniciativë është një tentativë për t’a hapur Ballkanin nga lindja dhe se për Kosovën janë të vlefshme vetëm proceset e inicuara nga Bashkimi Europian.

Nga ana e tij kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi se Gjermania është e angazhuar për vijueshmërinë e procesit të Berlinit dhe theksoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE. Scholz tha se së shpejti do të vizitojë rajonin dhe se she një vullnet të madh nga palët në vijimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sot është i ftuar edhe Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, i cili pas takimeve me kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë, ka organizuar një darkë mes tyre. Por kjo darkë nuk është pritur mirë në Kosovë, pasi reagimet kundër saj kanë qenë të mëdha.

Ditë më parë zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohet me Kurtin dhe Vuçiç më 4 maj në Berlin, madje ka paralajmëruar se Lajçak do të ketë edhe takim të përbashkët me të dy liderët.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ironi & Montazhe/ Darka Kurti-Vuçiç, reagimet në rrjetet sociale

Scholz: Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë, Kosova e Serbia duhet ta zgjidhin…

Kurti dhe Vuçiç në Berlin, VOA: Përpjekje e re për ripërtëritje bisedimesh

Lajçak poston foton nga darka me Kurtin dhe Vuçiç: Diskutimi do vazhdohet më 13 maj

Kurti paralajmëron aplikimin e Kosovës në KE dhe Partneritet për Paqe

Vuçiç publikon foton me Kurtin: Faleminderit organizatorëve gjermanë

Scholz: Njohja e Kosovës është pjesë e dialogut me Serbinë

Lajçak me Kurtin e Vuçiç për darkë,Buzhala:Edhe Albini drejt hapave të krerëve të parë

‘Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi’,pas takimit me Vuçiç,Scholz: Vendet e Ballkanit pjesë e BE

Vuçiç në Berlin:Ne nuk e ndryshojmë kursin evropian, por kemi tjetër qëndrim ndaj Kosovës

Pas takimit me Kurtin, Scholz:Kosova dhe Serbia ta zgjidhin gradualisht konfliktin mes tyre

Përfundon takimi me Scholz, Vuçiç: Biseduam për situatën gjeopolitike në rajon

‘Iniciativat që hapin rajonin nga lindja të pavlefshme’, Kurti kundër ‘Ballkanit të Hapur’

Dialogu Kosovë-Serbi, Scholz: Gjermania ofron një kuadër për arritjen e marrëveshjes

Scholz: Të respektohet procesi i Berlinit, Gjermania do të mbështesë përparimin e dialogut

Kurti pas takimit me Scholz: Dialogu me Serbinë duhet të jetë i bazuar në njohjen reciproke

‘Mjaft është mjaft’, Kurti i kërkon Scholzit liberalizimin e vizave për Kosovën

Nis takimi i Kurtit me kancelarin gjerman, në qendër të bisedimeve dialogu Kosovë-Serbi

‘Nuk ka patur’, Vuçiç ‘zihet ngushtë’ nga gazetarët gjerman, i kujtojnë genocidin në Kosovë

Vuçiç mbërrin në Berlin, priten bisedime të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë

Dialogu Kosovë-Serbi, analiza e DW: Çfarë e pret Vuçiqin në Berlin

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic kurti dhe vuçiç ne gjermani olaf scholz albin kurti aleksander vucic kurti dhe vuçiç ne gjermani olaf scholz

Sondazh

Poll