Bota

Aleancat/ E majta franceze bashkon forcat kundër Macron

4 Maj 2022, 21:31 Nga DOSJA
Aleancat/ E majta franceze bashkon forcat kundër Macron

FRANCË- Partia Socialiste e Francës dhe partia e majtë e fortë La France Insoumise (LFI) e Jean-Luc Mélenchon kanë arritur një marrëveshje në parim për të formuar një aleancë për zgjedhjet parlamentare të qershorit. Pakti i koalicionit, për të cilin të Gjelbrit dhe Komunistët ranë dakord në fillim të kësaj jave, është një përpjekje për të privuar Emmanuel Macron nga shumica në parlament dhe për të bllokuar axhendën e tij pro-biznesit pasi ai u rizgjodh president në prill.

Ne mund dhe do ta mposhtim Emmanuel Macron dhe mund ta bëjmë me shumicë për të qeverisur për një program radikal”, tha ligjvënësi i LFI, Adrien Quatennens për radion Franceinfo.

Nëse konfirmohet marrëveshja mes LFI-së dhe socialistëve, e majta franceze do të bashkohet për herë të parë në 20 vjet. Marrëveshja u formua nën udhëheqjen e Mélenchon, i cili u shkëput nga Partia Socialiste në vitin 2008 për qëndrimin e saj pro-Bashkimit Evropian, duke kërkuar të “mosbinde” rregullat e bllokut për çështjet e buxhetit dhe konkurrencës dhe të sfidojë parimet e saj të tregut të lirë.

Një burim në Partinë Socialiste (PS) tha se kishte një marrëveshje se kush do të kandidonte në cilën zonë elektorale dhe për strategjinë e përgjithshme, por se negociatorët duhet ende të finalizonin detajet e vetë programit të përbashkët. Në veçanti, formulimi se çfarë do të thoshte për Evropën platforma për aleancën e re, e cila do të funksionojë nën siglën e “Bashkimit Social dhe Ekologjik Popullor”, ishte ende duke u debatuar, thanë burimet.

Më pas, marrëveshja do të duhet të miratohet nga komiteti kombëtar i PS-së. Politikat e aleancës së re përfshijnë plane për të ulur moshën e daljes në pension në 60 vjeç, për të rritur pagën minimale dhe për të kufizuar çmimet e produkteve thelbësore. Nëse konfirmohet, suksesi i Mélenchon në arritjen e një marrëveshjeje me socialistët do të shënonte një pikë kthese për një parti që i ka dhënë vendit dy presidentë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka qenë një forcë shtytëse për integrimin evropian.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota adrien quatennens emmanuel macron jean-luc mélenchon adrien quatennens emmanuel macron jean-luc mélenchon

Sondazh

Poll