Bota

Ironi & Montazhe/ Darka Kurti-Vuçiç, reagimet në rrjetet sociale

4 Maj 2022, 21:42 Nga DOSJA
Ironi & Montazhe/ Darka Kurti-Vuçiç, reagimet në rrjetet

KOSOVË- Darka mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç ka qenë e papritur për publikun. Gazeta Nacionale shkruan se të shumtë kanë qenë reagimet pas fotos Vuçiç-Kurti. Parim Olluri, ironizoi duke thënë se ra dinjiteti në nivel republikan, teksa ironinë e vazhdoi me pyetjen: A ka ndonjë ide për ta ringritur?

Përveç Ollurit reagoi edhe Kajtazi. Ky qe pak më i ashpër, duke thënë se Kurti po hanë darkë me Vuçiçin pa kërkuar falje Serbia për krimet e luftës. Analisti Ilir Mirena ndërkaq, publikoi një status duke i përshtatur vargjet e poetit Andon Zako Çajupi.

Militant mos rri po duku, militant!

Kurtin ua mori Vuçiqi, i vu zjarr!

Militant, mos rri po duku, militant!

Mjaft punove per te tjere, o fatkeq!

*Vargje te pershtatura nga Çajupi…”, ka shkruar ai.

Nuk mungoi as reagimi i opozitarëve. Anëtarja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili e ka krahasuar këtë darkë me atë të Lamës.

Albin Kurti dhe “Darka e Lamës” në Berlin. Mrazi po fillon”, ka shkruar Ismaili.

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, poashtu nuk mungoi në këtë përmbledhje reagimesh. Ai ka qenë i shkurtër, teksa përzgjedhja e fotos goxha e pazakontë.

Foton origjinale, Nushi ka vendosur që ta montojë dhe në vend të personave të tjerë të pranishëm, të vendosë fytyrat e Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Kurse, pak më i shkurtër, por që tha shumë, ishte Mushkolaj, Ai veç e kujtoi frazën e famshme të Lëvizjes Vetëvendosje, që në fakt ishte edhe “brumi” kryesor i asaj se ku është sot VV-ja.

LAJMI KRYESOR/ Situata me targat dhe dialogu! Kancelari Scholz takohet sot me Kurtin dhe Vuçiç në Berlin

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni akleksander vucic albin kurti isa mustafa nol nushi parim olluri ramush haradinaj akleksander vucic albin kurti isa mustafa nol nushi parim olluri ramush haradinaj

Sondazh

Poll