Aktualitet

Vetëvrasja në komisariat, Policia e Shtetit: Hetimet i ka në dorë AMP-ja

4 Maj 2022, 19:24 Nga DOSJA
Vetëvrasja në komisariat, Policia e Shtetit: Hetimet i ka në

TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë me dije se është ngritur një grup i posaçëm në lidhje me hetimin e ngjarjes së ndodhur këtë pasdite në Kavajë, ku 31-vjeçari Ilvi Meta u vetëvar në qeli. Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se veprimet hetimore po kryhen nga një grup i posaçëm hetimor i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Policia e Shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi.

Reagim i Policisë së Shtetit

Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku në dhomat e sigurisë u gjet pa shenja jete, shtetasi I. M., i dyshuar si i vetëvarur, i cili ishte ndaluar mesditën e sotme, informojmë se: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka dërguar menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë, një grup inspektimi, të përbërë nga specialistë të Departamentit të Sigurisë Publike dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë.Veprimet hetimore po kryhen nga një grup i posaçëm hetimor i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Policia e Shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar dhe e interesuar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

LAJM KRYESOR:EMRI/ Vetëvritet 31-vjeçari në Komisariatin e Policisë së Kavajës, rasti i dytë pas Kamzës

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ilvi meta vetevaret ilvi meta ilvi meta vetevaret ilvi meta

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2022, 19:26

Dy tërmete në Kukës, nuk raportohet për dëme

KUKËS- Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në Kukës. Mësohet se epiqendra e tërmetit është në fshatin Xhuxhë dhe magnituda është 3.4 e shkallës Rihter.Nga ...