Bota

Raporti i mjekëve ‘djeg’ 33-vjeçaren, konfirmohet se vajzës së saj i është dhënë ketaminë

4 Maj 2022, 17:46 Nga DOSJA
Raporti i mjekëve ‘djeg’ 33-vjeçaren, konfirmohet se

GREQI- Dyshimet për fajësinë e 33-vjeçares, Roula Pispirigou për vrasjen e qëllimshme të vajzë së saj Georgina po shtohen pasi konkluzioni i mjekëve për dhënien e ketaminës hedh poshtë pretendimet e të pandehurës.

Sipas mediave greke, mjekët thonë se vdekja e 9-vjeçares ka ndodhur për shkak të administrimit të ketaminës, e cila i ka shkaktuar dëmtime në mëlçi dhe organe të tjera. Kështu, rrëzohen pretendimet e Roula Pispirigou se fëmijës i është dhënë ketaminë gjatë fazës së rikuperimit dhe shtrimit në spital.

Mjekët sqarojnë se tek 9-vjeçarja nuk ka pasur asnjë problem patologjik. Në fakt, pas këtij zhvillimi, mostrat nga ekzaminimi toksikologjik i Malenës, fëmija i dytë i familjes Daskalakis që ndërroi jetë e para në vitin 2019, e cila kishte tre herë më shumë dëmtime të mëlçisë në krahasim me Georginën, do të ekzaminohen në laboratorin toksikologjik të Selanikut e cila ka metoda të avancuara.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni roula pispirigou roula pispirigou

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2022, 16:02

A mund të arrijë lufta e Ukrainës në Moldavi?

MOLDAVI- Moldavia së shpejti mund të marrë më shumë mbështetje ushtarake nga BE-ja mes frikës se lufta në Ukrainën fqinje mund të kalojë kufirin.Rusia tashmë ko...