Bota

‘Shkoi në spital me temperaturë 37 dhe doli me 42’, shpërthen gjyshja e 3-vjeçares në Greqi

4 Maj 2022, 17:03 Nga DOSJA
‘Shkoi në spital me temperaturë 37 dhe doli me 42’,

GREQI– Ka shpërthyer në akuza gjyshja e trevjeçares që humbi jetën në spitalin ‘Ipokratio’ të Selanikut, e cila ka kërkuar të zbardhet shkaku që solli vdekjen e mbesës së saj.

Sipas mediave vendase,  Katerina e vogël u shtrua në spital me një ënjtje në kyçin e këmbës temperaturë të lehtë, ku u kontrollua nga një ortoped i cili nuk ka parë asnjë problem duke e dërgaur në pediatri për analiza të mëtejshme. por humbi jetën nga një atak në zemër.

Ajo nuk kishte asgjë. E kanë marrë fëmijën, i kanë vënë një flakon në dorë dhe thonin nesër do t’i bëjmë skanerin. Kaloi e enjtja, e premtja, e shtuna, e diela, e hëna, e marta, e mërkura, e enjtja dhe erdhi e premtja tjetër pdhe sërish nuk bënë asgjë”, thotë gjyshja.

Kaluan 11 ditë dhe sipas familjarëve, skaneri është kryer vetëm të premten e kaluar, i cili ka shfaqur lëngje në mushkëri. Ndërkohë, prindërit kërkuan nga mjekët një diagnozë bindëse.

Nuk mund ta besojmë. Është e paimagjinueshme ajo që ka ndodhur. Nuk mund ta besoj. Ne nuk dimë asgjë për atë që ka ndodhur në të vërtetë, asgjë. Prandaj kemi lëvizur ligjërisht për të zbuluar të vërtetën”.-shtoi gjyshja.

Fëmija intubohet dhe transportohet në Ippokratio të Selanikut, ku ka humbur jetën pas rreth 2.5 orësh.

Fëmija shkoi në spital me temperaturë 37 dhe të premten u zbulua se e kishte 42. Babai i thoshte mjekut të detyronte fëmijën të regjistrohej për ta çuar në një spital tjetër në Athinë. Ai u përgjigj “jo, po shkojmë nga e mira në më të mirë”.-vijon ajo.

Histopatologjia e vogëlushes do të jetë çelësi që mjekët të vendosin se nga ka vdekur trevjeçarja. Mjekët e “Papageorgiou” u përpoqën të shihnin nëse bëhet fjalë për një inflamacion të rrallë të arterieve apo sëmundje Kawasaki dhe nëse lidhet me koronavirusin që vajza kishte kaluar një muaj më parë.

Fëmija ishte i infektuar me koronavirus që nga 10 marsi.” shtoi gjyshja e saj.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni katerina apostolidou vdes 3-vjecarja ne greqi katerina apostolidou vdes 3-vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2022, 16:02

A mund të arrijë lufta e Ukrainës në Moldavi?

MOLDAVI- Moldavia së shpejti mund të marrë më shumë mbështetje ushtarake nga BE-ja mes frikës se lufta në Ukrainën fqinje mund të kalojë kufirin.Rusia tashmë ko...