Bota

‘Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi’,pas takimit me Vuçiç,Scholz: Vendet e Ballkanit pjesë e BE

4 Maj 2022, 17:31 Nga DOSJA
‘Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi’,pas takimit me

GJERMANI– Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dalë në konferencë për shtyp pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç ku ka theksuar se tema kryesore e diskutimit ishte vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Progresi në dialog është i një rëndësie të madhe. Kam biseduar me Vuçiçin se sa i rëndësishëm është dialogu. Të gjitha detyrimet e dakorduara duhet të respektohen”–tha Scholz.

Sipas mediave serbe, Scholz theksoi se Gjermania mbështet procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe kërkoi që Serbia të vijojë të ndjekë prespektivën europiane.

Është në interesin e Gjermanisë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në Bashkimin Evropian. Ne mbështesim procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE. Ajo perspektivë e Serbisë është diçka që duhet të ketë sukses, realiteti duhet të dalë nga kjo dhe dua që të jetë një premtim që do ta mbajmë” – tha Scholz.

Scholz foli edhe për qëndrimin e Gjermanisë dhe Serbisë ndaj luftës në Ukrainë.

Mendoj se është e rëndësishme që të gjithë të dërgojmë të njëjtin mesazh në lidhje me luftën që Rusia po bën kundër Ukrainës. Është e rëndësishme që Serbia të qëndrojë në rrugën e zbatimit të reformave”– tha kancelari gjerman.

LAJMI KRYESOR/ Situata me targat dhe dialogu! Kancelari Scholz takohet sot me Kurtin dhe Vuçiç në Berlin

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni kurti dhe vuçiç ne gjermani olaf scholz kurti dhe vuçiç ne gjermani olaf scholz

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2022, 16:02

A mund të arrijë lufta e Ukrainës në Moldavi?

MOLDAVI- Moldavia së shpejti mund të marrë më shumë mbështetje ushtarake nga BE-ja mes frikës se lufta në Ukrainën fqinje mund të kalojë kufirin.Rusia tashmë ko...