Bota

Bullgaria nuk ‘sprapset’, Radev: Heqja e vetos pas ndryshimit të Kushtetutës maqedonase

4 Maj 2022, 16:14 Nga DOSJA
Bullgaria nuk ‘sprapset’, Radev: Heqja e vetos pas ndryshimit

BULLGARI– Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka përsëritur se vendimi i Bullgarisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në do të ndryshojë vetëm nëe bëhet nfryshimi në Kushtetutën e vendit.

Ai i dha këto deklarata, në fjalimin e tij të sotëm në hapjen e konferencës “Perspektiva evropiane për marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”,

Siç vlerësoi Radev, “maqedonizmi” ishte rrezik potencial për destabilizimin e BE-së dhe theksoi se blloku duhet të integrojë partnerë dhe jo probleme.

Nuk mund të bëjë kompromis me përgjegjësinë tonë si demokraci për të ardhmen e BE-së. Nëse për momentin ndonjë nga partnerët tanë nuk është i vetëdijshëm për thellësinë e problemit historik dhe mundësinë e destabilizimit të unionit nga maqedonizmi… Duhet të integrojmë partnerë, jo probleme dhe kështu të tregojmë besnikërinë tonë ndaj BE-së. Kjo është ajo për të cilën nuk mund të bëj kompromis. Pra, pyetja e madhe që mbetet është se kur Bullgaria do të pranojë të fillojë procesin e negociatave. Gjithmonë kam thënë se duhet të bëhet pasi të ndryshohet Kushtetuta dhe të regjistrohen bullgarët e Maqedonisë”, tha Radev.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni integrimi i maqedonise ne be rumen radev integrimi i maqedonise ne be rumen radev

Sondazh

Poll