Bota

“FaceApp” me bazë në Rusi. Senatori amerikan thirrje FBI-së për hetimin e aplikacionit

18 Korrik 2019, 09:32 Nga DOSJA
“FaceApp” me bazë në Rusi. Senatori amerikan thirrje

SHBA– Gjatë ditëve të fundit të  gjithë njerëzit janë fiksuar pas aplikacionit FaceApp, i cili ndryshon pamjen e njeriut duke e khtyer atë në një njeri më të vjetër.

Por ky aplikacion i bërë viral në mbarë botë, ka shkaktuar edhe reagimet e zyrtarëve amerikanë.

Duke qenë se ky aplkacion është me bazë në Rusi, ka acaruar Senatorin amerikan i cili ka këkruar që të bëjë një hetim nga FBI, mbi këtë aplikacion.

Senatori amerikan, Chuck Schumer, u bëri thirrje FBI-së dhe FTC-së, që të “shqyrtojnë rreziqet kombëtare të sigurisë dhe privatësisë” të lidhura me FaceApp-in, i cili u përdor nga miliona amerikanë.

Vendndodhja e FaceApp në Rusi ngre pyetje rreth asaj se si dhe kur kompania siguron qasje në të dhënat e shtetasve të SHBA ndaj palëve të treta, duke përfshirë qeveritë potencialisht të huaja”, tha senatori i New Yorkut në një letër për FBI.

“Do të ishte shumë shqetësuese nëse informatat e ndjeshme personale të shtetasve amerikanë u ofroheshin një fuqie të huaj armiqësore të angazhuar aktivisht në armiqësitë kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara,” shtoi udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan.

Schumer nuk është i vetmi demokrat që shqetësohet. Sipas Washington Post, Komiteti Kombëtar i Partisë ka paralajmëruar aktivistët përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 që të “fshihet menjëherë aplikacioni”.

Marrë dhe përshtatur nga France24

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bi-së dhe ftc-së chuck schumer faceapp senatori amerikan të hetojnë mbi aplikacionin bi-së dhe ftc-së chuck schumer faceapp senatori amerikan të hetojnë mbi aplikacionin

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2019, 07:16

Udhëtimi i Merkelit drejt majave të pushtetit

Gjermani- Një femër nga Gjermania Lindore pa lidhje politike, në fillim ngjitet në majë të partisë konservatore dhe më pas bëhet liderja e Gjermanisë. Ajo është...

Bota 17 Korrik 2019, 12:56

Sulm në Irak, vriten 3 diplomatët turq

IRAK- Tre diplomatë turq, kanë mbetur të vrarë nga një sulm në Irak . Ndgjarja ka ndodhur në një restorant në Erbil, qyteti kryesor i rajonit autonom kurd në ve...