Aktualitet

‘Piranjat’ futen brenda shtëpive të barit në Spanjë, shqiptari: Marr vetëm 2 mijë euro

3 Maj 2022, 19:14 Nga DOSJA
‘Piranjat’ futen brenda shtëpive të barit në

SPANJË– Emisioni “Piranjat” këtë javë është futur brenda shtëpive të kanabisit në Spanjë. Kamera ka filmuar banesën e kthyer në një laborator droge, ku vetëm një llambë kushton 900 euro. Një punëtor, që jeton e flen në atë shtëpi tregon se ka shkuar drejt Spanjës me ndihmën e një shoku që i ka premtuar punë, duke qenë se kishte qenë në kushte të vështira ekonomike. I riu tregon se paguhet 2 mijë euro në muaj dhe nëse shefi tregohet ‘bamirës’, përfiton edhe ndonjë bonus. Ai shton se familja e tij nuk është në dijeni të punës që bën në Spanjë, pasi nuk do të ishin dakort për këtë gjë.

Puna e tij është të ruajë ‘barin’ nga policia dhe nga rivalët që mund t’ua vjedhin, por jo gjithçka përfundon me një ‘shtëpi’. Pas tre mujorshit, kanabisi shitet dhe ata rinisin procesin nga e para, për të nxjerrë në treg një tjetër sasi droge. I riu ka theksuar se aktualisht çmimi i një kilogrami kanabis në Spanjë shitet nga 2500 deri në 2600 euro.

Në fund të intervistës për gazetaren e Piranjave, djali ju ka bërë apel të gjithë të rinjve shqiptarë, duke ju thënë që të zgjedhin punë të tjera, pasi puna në një “Shtëpi bari” bart mjaft rreziqe.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet shtepi bari ne spanje shtepi bari ne spanje

Sondazh

Poll